Cilët duhet të jen lojtarët startues të Barcës
Albeu.com
Barcelona ka qenë shumë aktive në transferimin e lojtarëve për sezonin e ri, gjë që le të kuptohet se trajneri i ri, Pep Guardiola, ka shumë zgjidhje për ta krijuar formacionin startues.
Për këtë arsye trajneri ka bërë eksperimentime të ndryshme në mesfushë dhe sulm duke provuar formacione të ndryshme.

Megjithatë, zgjedhja e një formacion ideal nuk është aq e lehtë. Prandaj nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do ta paraqiste Barcelonën me një formacion i cili do t’i përballonte të gjitha vështirësitë gjatë sezonit të ri.

Për këtë arsye duke parë emrat aktual në skuadrën e Barcelonës mund të zgjidhni një njëmbëdhjetëshe ideale, ose dy formacione të cilat mendoni se duhet ta përfaqësojnë Barcën në sezonin e ri.

Portierë: Victor Valdes, Albert Jorquera, Jose Manuel Pinto

Mbrojtës: Daniel Alves, Martin Caceres, Rafael Marquez, Gabi Milito, Gerard Pique, Carles Puyol, Sylvinho, Eric Abidal.

Mesfushorë: Toure Yaya, Seydou Keita, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Aliaksandr Hleb

Sulmues: Lionel Messi, Eidur Gudjohnsen, Samuel Eto'o, Bojan Krkiæ, Thierry Henry
Shtuar më 12/08/2008, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori