Cilësi, unitet dhe punë, sekreti i suksesit
Jose Mourinho, i ndodhur në Los Angeles së bashku me Real Madrid, ka mbajtur një leksion për 200 kolegë të tij amerikanë ku është përpjekur të rrëfejë sekretet e suksesit të tij.

"Cilësi, unitet dhe punë. Nuk ekziston vetëm një aspekt, por bëhet fjalë për shumë faktorë që ndërthuren me njëri-tjetrin. Jam shumë i lumtur kur gjërat shkojnë në vijë. Me Inter, ishim duke humbur kundër Sienës por e kemi kthyer rezultatin në minutën e 94-rt. Ishte një ndeshje e çmendur por shumë domethënëse për futbollistët. Që prej asaj ndeshje u ndërta një raport shumë i mirë edhe me tifozët. Unë mësoj më shumë nga futbollistët se sa nga trajnerët dhe mentori iv etëm që kam patur në jetë ka qënë im atë", deklaroi "Special One", Jose Mourinho.

Më pas, tekniku madrilen foli edhe për objektivat e skuadrës në sezonin e ardhshëm duke përmendur dëshirën e madhe për të fituar Champions League por pa harruar La Liga. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2012, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori