Cilësohet si "Luis Figo" i ardhshëm, Man.United hap thesin për yllin e Sportingut
Manchester United shpenzoi në merkaton e fundit rreth 40 milionë euro për dy talente si uruguaiani Pellistri e Amad Traore dhe nuk ka ndërmend të ndalet në politikat e tij për të rinjtë.

Talenti i radhës në shënjestrën e "Djajve të Kuq" është 16-vjeçari, Luis Gomes, i konsideruar si një Luis Figo i ardhshëm i futbollit portugez.

Mësohet se oferta e parë prej 16 milionë eurosh bashkë me bonuse është refuzuar nga Sportingu i Lisbonës, por bisedimet mes palëve ende vijojnë për një akord që do t’i kënaqte të gjitha palët.

Shtuar më 19/10/2020, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori