Manchester City e ka vendosur çmimin për
Gabriel Jesusin. Klubet e interesuara për sulmuesin e rrezikshëm
brazilian duhet t’i paguajnë 115 milionë
euro
Gabriel Jesus është futbollist i rëndësishëm i Manchester Cityt.
Mirëpo, sulmuesi i rrezikshëm
brazilian nuk është edhe i pashitshëm.
Sipas tabloidit britanik "The Sun", kampioni aktual anglez ia ka vënë çmimin përfaqësuesit
brazilian.
Klubi që synon ta transferojë
Gabriel Jesusin duhet t’i paguajë hiç më pak se 115 milionë
euro.
Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu thuhet se janë të interesuar për futbollistin.
Sidoqoftë, "Citizens" nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe në asnjë rast dhe i duan mbi 100 milionë
euro për të.
Jesus i ka realizuar 3 gola në 7 ndeshje të Premierligës këtë sezon me Cityn.
Shtuar më 28/10/2019,
ora 16:14