Cili është ekipi më i rrezikshëm për Shqipërinë në "Euro 2016"?!
Shqipëria do të luajë në një grup me Francën, Zvicrën dhe me Rumaninë.

Shumë persona kanë nisur të bëjnë kalkulimet se me cilin ekip mund të marrim pikë.

Të shumtë janë ata që mendojnë se pas Francës, Shqipëria më vështirë do ta ketë me Zvicrën.

Pak e llogarisin Rumaninë e cila është jo pak e rrezikshme.

Më së pari Shqipëria ka dekada që nuk e ka fituar një ndeshje me Rumaninë pasi ky ekip është "mace e zezë" për kuqezinjtë.

Kurse arsyeja e dytë është fakti se Rumania po luan sonte kundër Gjeorgjisë dhe po bën paraqitje spektakolare.

Rumania ka shënuar dy gola që në tre minutat e para të ndeshjes me anë të Popa dhe me një autogol.

Kështu, edhe Rumania që shumë me hamendje e kanë cilësuar si kundërshtarin që edhe mund të mundet, është jo pak e vështirë të kalohet. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori