Cillessen: Nuk do largohem nga Barcelona
Jasper Cillessen nuk do të largohet nga Barcelona. Holandezi i cili luan shumë pak tek katalanasit u aluduar sikur ai do ti jepte lamtumirë skuadrës në fund të sezonit.

29-vjeçari theksoi se do të qëndrojë te katalanët dhe se nuk i interesojnë aspak zërat e meraktos, pasi e ardhmja e tij është e qartë.

Holandezi deklaroi se ka ende një kontratë me skuadrën e drejtuar nga Valverde, që dëshiron ta respektojë deri në fund.

Ndërkohë këtë sezon ish-portieri i Ajaxit ka zbritur në fushë vetëm shtatë here mes kampionatit dhe kompeticionit europian.

Shtuar më 27/03/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori