City 45 milion per Maicon
Albeu.com
Miliarderi arab i City rrit në 45 milionë euro ofertën për mbrojtësin brazilian të Interit, Maicon, për të cilin Roberto Mancini duket i bindur për të marrë tek Manchester City.
Ish tekniku zikaltër që i ndjekë mirë cilësitë e lojtarit të krahut, ngul këmbë pasi kërkon të blindojë krahët e skuadrës “Citizens” dhe për të realizuar ëndrrën është i gatshëm të kërkojë edhe një cmenduri nga pronarët arab të skuadrës.

Sipas mediave franceze, oferta më e fundit drejtuar skuadres italiane eshte 45 milione euro. Ndoshta këto janë vetëm zëra, por heshtja e presidentit Moratti ngjall kureshtje mediatike. Nëse transferimi kryhet me këtë ofertë, atëherë Maicon do hyje në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
Shtuar më 15/02/2010, ora 19:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori