City, 95 milionë për dy yje të Serie A (FOTO LAJM)

Edinson Cavani - Napoli: Sulmuesi uruguaian është në listën e dëshirave të shumë klubeve, megjithatë Manchester City është gati të fitojë rivalitetin, sidomos me PSG-në. Drejtues të klubit anglez pritet të bëjnë ofertën zyrtare te Napoli për 63 milionë euro, e cila është klauzola e kontratës së lojtarit. Ndërkohë për Cavanin është gati një pagë faraonike, e cila mund të kapë shifrën e 15 milionë eurove në sezon. Një ofertë që nuk mund të refuzohet si nga klubi italian, edhe nga vetë futbollisti.

Manchester City ka vendosur të rihapë thesin e shpenzimeve në merkato. Dështimi në kampionat dhe Champions League këtë sezon ka bindur pronarët e klubit që të japin një çek të bardhë për të realizuar goditjet që nevojiten.

Tabloidi "Daily Mail" ka zbuluar se janë bërë gati plot 95 milionë euro vetëm për dy futbollistë, të cilët mendohet se presin vetëm zyrtarizimin për të veshur fanellën e "Citiziens". /albeu.com/



Shtuar më 27/04/2013, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori