Duket se Manchester City po përflitet gjithnjë e më shumë për një përjashtim të mundshëm nga
kompeticioni i UEFA Champions League.
Teksa gjithnjë e më shumë shtohen zërat që kjo të konkretizohet, trajneri Pep
Guardiola ka folur në lidhje me këtë çështje duke u shprehur: “Nëse UEFA do të marrë një vendim, klubi do të bëjë një deklaratë zyrtare: do të më pëlqente që të ndodhte kështu, sepse do të dinim me siguri për çfarë bëhet fjalë dhe të gjithë këto zëra do të merrnin fund”.
Kujtojmë se sipas dokumenteve të fundit të zbuluara nga “Football Leaks”, Cityka bërë shkelje të mëdha financiare dhe shtypi anglez është i bindur se “qytetarët” do të përjashtohen nga
kompeticioni i ardhshëm i Championsit. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2018,
ora 16:38