City-Arsenal, luftë për Marco Reus
Pëlqej
Manchester City dhe Arsenal i shapllin luftë njëra-tjetrës për Marco Reus. Edhe pse merkato ka vetëm pak ditë që është mbyllur dy klubet angleze kanë filluar që tani nga puna për të bindur Borussian Dortmundin që të lërë të lirë yllin e saj verën e ardhshme.

25-vjeçari gjerman pëlqehet shumë si nga trajneri i "Citiziens" Manuel Pellegrini ashtu edhe nga ai i "Topçinjëve" të Londrës Arsene Wenger, kështu drejtuesit dy ekipeve angleze do të bëjnë cështë e mundur për të plotësuar dëshirat e teknikëve të tyre.

Vetëm pak kohë Shefi Ekzekutiv i Bayern Munchen Karl Heinz Rummenige zbuloi se klauzola e largimit të Reus nga Dortmundi nuk i kalon 25 milionë Eurot, por për të fituar konkurencën e kampionëve të GJermanisë si dhe atë të Real të Madrid, City dhe Arsenali kanë gati një ofertë prej 25 milionë sterlinash, rreth 31,5 milionë euro, për të kënaqur verdhezinjtë në mënyrë që këta të fundit të lejojnë largimin e sulmuesit të tyre.

Gjithçka zbulohet nga e përditshmja britanike "Daily Star", me gazetën angleze që thekson gjithashtu se Manchester City me një afrim të mundshëm të Reus kërkon ti përgjigjet rivalëve të qytetit që këtë verë transferuan në "Old Trafford", Angel Di Marian për plotë 75 milionë euro.

Përsa i përket Arsenalit, trajneri Wenger dëshiron të marrë 25-vjecarin pasi sheh tek ai lojtarin ideal për t'ia bashkuar dyshes Ozil-Sanchez në mënyrë që edhe topcinjtë të kenë një treshe të frikshme pas sulmuesit kryesor Oliver Giroud. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori