City dëshiron të blindojë Sterlingun
Pëlqej
Duket se Raheem Sterling do të jetë edhe për shumë vite me Manchester Cityn.

Ditë më parë u raportua se Arsenali ishte i gatshëm të hidhet në sulm për anglezin gjatë janarit dhe si duket kjo ka frikësuar Cityn.

Skuadra e Pep Guardiolas menjëherë ka lëvizur drejt renovimit të ri, edhe pse lojtari ka edhe tre vite tjera.

Citizens dëshirojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, kështu për ta rritur besimin e tij për klubin.

Shifrat dhe detajet tjera nuk janë bërë ende të ditura, por pritet një rritje e rrogës.

Sterling u transferua vite me parë te City nga Liverpoooli.

Anësori ka shënuar këtë sezon pesë gola në pesë paraqitje në Ligën Premier. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori