City dhe Arsenal vihen pas Dani Alves
Dani Alves ka bërë një fotografi në Instagram për të kërkuar klub të ri pasi që Paris Saint-Germain

36 vjeçari mund ti këtë fituar 40 trofe gjatë karrierës së tij, por ai është duke kërkuar një klub që ta transferojë gjatë kësaj verë.

Arsenali është lidhur me një transfer te brazilianit, me lojtarin që ka pranuar ti zvogëlohet rroga vetëm që të luajë për Gunners.

Pep Guardiola po ashtu mendon ta sjell atë në Etihad, pasi kishte shënuar rezultate të mira gjatë kohës sa ishte në Barcelonë.

Trajneri i Manchester City e ka quajtur atë një “talent të jashtëzakonshëm” duke dhënë shenja se do ta dëshironte në ekip atë.

Alves-i cili besohet se është duke u kërkuar edhe nga Juventusi për të cilin klub luajti-me shaka ka kërkuar në Instagram që kush dëshiron lojtar të mirë, të shikojnë CV të tij.

“Po kërkoj punë, ku ta vendos rezymenë time? Nëse dikush dëshiron ta lexojë, le të më tregojë”.

Ish asi i Sevillës pati një paraqitje të mirë me Brazilin, të cilët fituan Kopa Amerika për herë të parë pas vitit 2007 dhe u nominua si lojtari më i mirë i turneut.

Ai më parë kishte shprehur dëshirën e tij të luaj në Premier Ligë, ku kishte thënë se dëshiron të luajë në Angli para se të pensionohet.
Shtuar më 27/07/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori