E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
City do ta shese Robinhon nese do te transferoje Riberyn
Albeu.com
Manchester City ka dhënë shenja se është i gatshëm të shesë sulmuesin brazilian Robinho te Barcelona, por vetën nëse do të mund të transferojë mesfushorin francez Franck Ribery. Barcelona thuhet të jetë tepër e interesuar të transferojë yllin brazilian dhe është duke bërë plan të dërgojë ofertë në drejtim të Cityt.

Por ekipi anglez raportohet se do të lejojë largimin e tij vetëm nëse do të gjejë një zëvendësim adekuat, dhe një prej të përmendurve është superylli i Bayern Munichut, Ribery.

Francezi është lidhur me një largim nga Bayerni gjatë muajve të fundit dhe është raportuar se ai tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar këtë verë. Por nëse jo, City gjithmonë është i gatshëm të ndajë shuma të mëdha parash për të bindur klubin gjerman dhe vetë lojtarin.
Shtuar më 20/10/2009, ora 20:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori