Trajneri i ekipit anglez Tottenham, Harry Redknapp mendon se
Manchester City me fondin aktual të lojtarëve është një nga ekipet më të
mira në botë. Ndonëse nuk e kanë Lionel Messin, ai është i
bindur se
City ka ekip më të mirë se Barça.
Manchester City gjatë kësaj merkatoje është forcuar dukshëm dhe madje mendohet se ky nuk është fundi i përforcimeve.
Trajneri Roberto Mancini mendon se ka nevojë edhe për ca përforcime, por është me pyetje nëse pronarët e pasur arabë të Cityt janë të gatshëm për blerje të reja.
Pavarësisht nga kjo Harry Redknapp është i
bindur se
Manchester City qysh tash është një nga skuadrat më të
mira në botë.
"Duken shumë të fuqishëm. Do të thosha se mund të krahasohen fare lehtë me ekipet më të
mira në botë. Nuk e kanë Lionel Messin, por jam i
bindur se kanë ekip më të mirë se Barcelona. Për secilin vend titullar kanë nga dy lojtarë të formatit botëror", tha Redknapp. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2011,
ora 16:53