City nxjerr në shitje 4 futbollistë (FOTO-LAJM)

Skot Sinkler
Pëlqej
Katër lojtarë të skuadrës së Manchester City-t po bëjnë gati valxhet për tu larguar edhe pse nuk mbeten shumë ditë nga përfundimi i merkatos verore. Trajneri Pelegrini pubklikoi listën ku bëjnë pjesë Matija Nastasiç, Mikah Riçards, Skot Sinkler dhe Xhon Guideti.

“Nastasiç dhe Riçards nuk janë zgjedhje të para në ekipin tim ndaj duke qënë se ata duan të kenë më shumë hapësirë aktivizimi, ne po mendojmë ti shesim tek ekipe të tjera. Sinkler dhe Guideti janë futbollista të mirë por ne kemi mjaftueshëm lojtarë në ekip dhe ata janë të tepërt këtu. Për mua mjaftojnë 22 lojtarë në ekip. Për të katërt këta futbollistë do të shohim çdo të ndodhë në ditët në vijim” – tha trajneri Pelegrini.

Nastasiç është nën vëzhgimin e Romës, Interit dhe Fiorentinës. Për Riçards janë gati të lëvizin Liverpuli, Evertoni, Totenhemi dhe Njukasëlli. Ndërsa për Guidetin ka shfaqur interes Fejenordi. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori