City-Guardiola, punë e kryer
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "The Sun", do të jetë pikërisht ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ai që do të zëvëndësojë Roberto Mancinin këtë verë.

"Guardiola do të drejtojë Manchester City-n këtë verë, kjo është e sigurt 100%", shkruan "The Sun", i cili i referohet mbrëmjes gala të organizuar nga FIFA në Zyrih për dhënien e "Topit të Artë".

"Ish-trajneri i Barcelonës deklaroi se do të vihet në punë sërish në fund të vitit pushim, edhe pse nuk ka specifikuar ende asnjë ekip. E ardhmja e trajnerit aktual të Mançester Sitit nuk do të jetë e parashikueshme nëse del duarbosh edhe në Premier League. Situata e italianit është delicate, sidomos pas krijimit të një diference prej shtatë pikësh pas Manchester United, apo eliminimit që në fazën e grupeve të Champions League. Gjithsesi, në gjurmët e Pep nuk është vetëm Siti, por edhe klube të tjera me emër, si Chelsea, Manchester United, Bayern Munchen dhe Milan", analizon tabloidi britanik. /albeu.com/



Shtuar më 14/01/2013, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori