City i "fiksuar" me shqiptarët
Futbollistët e Manchester City-t
Një tjetër talent me origjinë shqiptare bie në rrjetat e Mançester Sitit, që ka nisur fushatën e grumbullimit të lojtarëve nga e gjithë bota në akademinë e klubit. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin me pasaportë austriake, Sinan Bytyqi.

Mesfushori, që aktualisht militon në skuadrën U-18 të Admira Vaker, është një prej elementëve më të rëndësishëm të përfaqësueses Under 17 të Austrisë. Telefonata që e ftonte talentin t′i nënshtrohej një prove, në bazë të së cilës do të ketë shansin t′i bashkohet "sitizëns", ka ardhur pikërisht pas paraqitjes së shqiptarit në fitoren 2-0 që austriakët regjistruan përballë Qipros.

Bytyqi bëhet talenti i dytë shqiptar që në harkun e pak javëve vihet në shënjestrën e Mançester Sitit: në fund të tetorit, anglezët blenë shqiptarin Bersant Celina, nga norvegjezët e Stromsgodsetit. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori