City i ofron Messit cek te zbrazet: Cmimin shkruaje vet
Albeu.com
Sipas sportives spanjolle Marca, klubi i pasur Manchester City nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe është i vendosur ta marrë atë me çfarëdo çmimi.Argjentinasi aktualisht është në bisedime me Barcelonën për të nënshkruar marrëveshje të re dhe City dëshiron ta shfrytëzojë situatën për të ringjallur interesimin për futbollistin e talentuar.

Besohet se klubi nga Liga Premier i është drejtuar agjentit të Messit për t’i bërë me dije lojtarit interesimin e tyre, duke i ofruar një çek të zbrazët, që do të thotë se ai mund ta shkruajë vet çmimin që kërkon.

Kjo nuk është hera e parë që City ka shprehur interesim për Messin. Në afatin kalimtar të dimrit klubi anglez ishte i gatshëm të paguajë klauzulën e lëshimit, që thuhet të jetë rreth 150 milionë euro dhe ofroi atij 12 milionë euro për sezon, pa taksa.
Shtuar më 12/08/2009, ora 02:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori