City i "plagosur" në mbrojtje, Guardiola hedh sytë nga Barcelona
Pavarësisht deklaratave të mëparshme të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, se nuk do të bënte ndërhyrje në merkaton e dimrit, me problemet në mbrojtje duket se spanjolli ka ndryshuar mendje.

Objektivi i Citinzens për në janar është pikërisht të përforcojë repartin e prapavijës, që me mungesën e Aymeric Laporte po has shumë vështirësi.

Alternativa e Citizens për të mbushur këtë boshllëk quhet Samuel Umtiti.

Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë.

Kjo situatë e krijuar te katalanët mund ta shtyjë francezin t’i bashkohet ekipit të Guardiolës që në janar.
Shtuar më 10/12/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori