City ishte përpjekur të transferonte Fabianon dhe Gomez
Albeu.com
Sulmuesi i Stuttgardit, Mario Gomez, ka pohuar se klubi i tij ka refuzuar një ofertë të Manchester Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar, derisa mësohet se klubi anglez kishte tentuar të blejë edhe sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano.“Pas ndeshjes tonë kundër Hannoverit (31 gusht), Manchester City dërgoi ofertë deri tek menaxheri gjeneral, por ai refuzoi. Megjithatë oferta e Cityt nuk do të jetë oferta e fundit. Dëshira ime është të luaj në ndonjë top klub evropian, në Itali, Angli ose Spanjë”, ka thënë Gomez.

Klubi nga Premierliga po në ditën e fundit të afatit kalimtar ishte përpjekur të sjellë në radhët e veta edhe Luis Fabianon, por Sevilla kishte refuzuar një ofertë të majme.
Shtuar më 08/09/2008, ora 22:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori