City-Juventus, negociata për Dzekon
Juventusi është në bisedime me Mnachester Cityn për sulmuesin nga Bosnja, Edin Dzeko. Ish-ylli i Wolfsburgut, ka dështuar në Angli që nga mbërritja në janar dhe Manchester City dëshiron ta largojë nga radhët e veta.

"Sportmediaset" bën të ditur se Drejtori Sportiv Fabricio Patrici dhe menaxheri Giussepe Marota, kanë biseduar me Cityn për Dzekon. Juventus synon të sigurojë një marrëveshje huazimi për Dzeko me mundësinë për ta shndërruar atë në të përhershme në fund të sezonit të ardhshëm. /albeu.com/


Shtuar më 26/05/2011, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori