City ka pasur ndeshje të lehta
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i pakënaqur me fillimin e lehtë të sezonit të Manchester City. City gjatë këtij sezoni ka pasur në javët e para një kalendar mjaft të lehtë.

Ndërsa United duhet të përballet me të gjithë sfiduesit për titull në javët e para, rivalët e tyre kanë një renditje jo aq kërkuese të ndeshjeve.

"Për disa arsye, City ka dalë si ekipi i vetëm me ndeshje të lehta. Të gjitha ekipet e tjera kanë po thuajse ndeshje shumë të vështira kundër njëri-tjetrit".

"Nëse kalojmë këtë periudhë në pozitë të mirë, ne mund të vazhdojmë edhe më tej të jemi pozitiv", ka thënë Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2011, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori