City këmbëngul: Duam Ibrën
Mançester City i ka bërë një super ofertë prej £25 milionë Milanit për sulmuesin Zlatan">Zlatan Ibrahimoviç.

Roberto Mançini do ta paguaj yllin suedez me një pagë prej £300,000 në javë. Kjo do ta bëjë Ibrahimoviçin lojtarin më të paguar në Premier League, duke kaluar edhe mesfushorin Yaya Toure (£250,000 në javë).

Por, çuditërisht "Këpuca e Artë" e Serie A ka kërkuar kohë për t'u menduar.

Është tentativa e dytë e Mançinit për ta marrë ish-in e Barcelonës, Interit dhe Juventusit në Etihad, dhe këtë herë ai është i vendosur se do ja arrijë qëllimit. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori