City "kopjon" Arsenalin, frenohet nga Southampton (VIDEO)
Manchester City nuk përfiton nga barazimi i djeshëm i Arsenalit, duke marrë të njëjtën rezultat ndaj Saouthamptonit. Skuadra e Pep Guardiolës nuk po kalon një moment të mirë teksa në "Etihad" nuk ka arritur që të shkojë më shumë se rezultati 1-1 që mund të cilësohet si një hap fals.

Miqtë do të ishin të parët që do të befasonin pasi në minutën e 27-të shënuan golin e avantazhit me Redmond. Reagimi i "qytetarëve" do të vinte në pjesën e dytë, teksa talenti Iheanacho vendos baraspeshën.

City ndodhet në krye të renditjes me 20 pikë, po aq sa Arsenali dhe Liverpool. /albeu.com/

Shtuar më 23/10/2016, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori