City mbret i mbrojtësave të shtrenjtë, zbuloni rekordin që ata mbajnë
Manchester City ka zyrtarizuar Aymeric Laporten nga Athletic Bilbao, i cili është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të Cityt dhe i dyti në përgjithësi në futboll.

Por City nuk është ndalur me vetëmkëtë transferim pasi në 6 mbrojtësit më të shtrenjtë në histori janë 5 të Cityt dhe Van Dijk.

Më poshtë keni gjashtë mbrojtësit më të shtrenjtë:

Virgil van Dijk nga Southamptoni te Liverpooli për 84 milionë euro

Aymeric Laporte nga Bilbao te Manchester City për 65 milionë euro

Benjamin Mendy nga Monaco te Man City për 57.5 milionë euro

Kyle Walker nga Tottenhami te Man City për 57 milionë euro

John Stones nga Evertoni te Man City për 55.6 milionë euro

Eliaquim Mangala nga Porto te Man City për 53.8 milionë euro./albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori