Patrick
Vieira beson se nuk ka arsye pse
Manchester City nuk mund të fitojë Premierligën këtë
sezon. Ish-lojtari i njohur i Interit dhe i
Manchester Cityt ndihet optimist për këtë
sezon të klubit të Cityt në Premierligë.
Vieira, anëtar i ekzekutivit në klub ka thënë se gara për titull këtë
sezon do të jetë më e hapur se kurrë më parë.
"Premierliga është më interesante tani, sepse janë gjashtë ekipe që mund të fitojnë titullin.
City është i mirë aq sa United, Arsenal dhe Chelsea dhe nuk duhet të kemi frikë të themi se mund të fitojmë titullin", tha
Vieira për BBC Sport.
Manchester City përfundoi i treti në sezonin e kaluar, derisa triumfoi në finalen e FA Cup kundrejt Stole
City me rezultatin 1-0. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011,
ora 17:05