City në "sulm" për Higuain
Gonzalo Higuain është kthyer në një "fiksim" për kampionët e Premier League, Manchester Cityn. Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", klubi i drejtuar nga Roberto Mancin është gati ti ofrojë Real madrid një shumë të majme prej 45 milionë euro për të afruar në gjirin e tij sulmuesin argjentinas të "Galaktikëve".

Nga ana tjetër "Los Blancos" dhe trajneri i tyre Jose Mourinho ka ripërsëritur faktin, se nuk do të hapë rrugë për largimin e Higuain, gjithsesi, duke pasur parasysh shifrën më të cilën anglezët joshin, çdo gjë është e mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori