City nënshkruan me super talentin brazilian
Skuadra e Manchester Cityt ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin brazilian Gabriel Jesus. 19-vjeçari i bashkohet klubit anglez nga Palmeiras dhe është në dispozicion për lojën në këtë fundjavë kundër Tottenhamit.

Jesus është blerja e 6-të e epokës së Pep Guardiolës, dhe do të jetë gati në fundjavë në sfidën ndaj ekipit të Pochettinos.

Braziliani konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar në botë të moshës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori