Sipas asaj që shkruan spanjollja "La
Sexta", Manchester
City dhe Real Madrid janë në tratativa për transferimin në Premier League të mbrojtësit
Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll përfiton aktualisht 4,5 milionë
euro në sezon me kampionët e Europës dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2017, por "Citiziens" i ofrojnë plot 10 milionë
euro në sezon nëse zgjedh të lerë Madridin.
Por sipas "La
Sexta", futbollisti që erdhi nga Sevilla 10 vjet më parë për 27 milionë
euro, nuk dëshiron të largohet nga "Santiago Bernabeu". /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014,
ora 15:38