Manchester City është mjaft aktive në merkaton e kësaj vere. Pasi siguroi Bernardo Silvën, ekipi i Guardiolës po
bëhet gati të përfundojë një tjetër
blerje.
Bëhet fjalë për portierin e Benficës, Ederson Moraes, për kartonin e të cilit, mediet britanike thonë se “Citizens” do të paguajnë 33 milionë paund, gjë që përbën një
rekord për Premier League për sa i përket merkatos së portierëve.
23-vjeçari brazilian ndodhet në
Manchester për të nënshkruar kontratën me skuadrën e tij të re ditën e martë.
Shtuar më 29/05/2017,
ora 17:32