City-Real, statistika dhe kuriozitete
1 - Vetëm dy herë ka ndodhur në historinë e Champions League që një ekip në pozitat aktuale të Manchester City-t">City-t të kualifikohet në 1/8-at. Lokomotiv Moska, e cila pas 4 ndeshjeve të para kishte 1 pikë (2002-03), si dhe Portoja që kishte 2 pikë në sezonin 2004-05.

2 - Përballja e vetme mes City dhe Real Madrid ka qenë ndeshja e vajtjes në Santiago Bernabeu, ku spanjollët fituan 3-2 në shtator.

3 - City nuk humbet prej 19 ndeshjesh radhazi në kompeticionet evropiane në Etihad Stadium. Ata kanë fituar 14 dhe barazuar 5 ndeshje që prej humbjes me Midtjelland në Kupën Uefa (2008).

4 - Ronaldo ka luajtur 11 derbi Manchesteri kundër City-t">City-t. Portugezi fitoi 7 dhe humbi 3 me fanellën e "Djajve të Kuq". Ai shënoi 4 gola, por doli dy herë me të kuqe në Etihad Stadium.

5 - Për "Los Blancos" kjo është vizita e pestë në Manchester. Ata kanë mundur Totenhemin 1-0 në tranfertën e fundit angleze dhe kanë fituar 4, barazuar 2 dhe humbur 5 herë në tokën ishullore.
Shtuar më 21/11/2012, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori