City refuzon huazimin e Tevezit
Carlos Tevez
Manchester City ka refuzuar ofertën e ekipit të cilit luan në Championship, West Hamit për marrjen në formën e huazimit sulmuesin problemaitk argjentinas të Cityt, Carlos Tevez.

Rregullat e Ligës së Futbollit do të mundësonin transferimin e Tevezit në formë huazimi te një klub nga Championship edhe pse merkato është i mbyllur deri në janar.

Mirëpo, BBC Sport ka njoftuar të shtunën se City ka refuzuar ofertën e West Hamit për rikthimin e Tevezit në Upton Park ku kishte luajtur gjatë sezonit 2006-07.

Sulmuesi argjentinas është i pezulluar për dy javë nga ekipi i Manchester Cityt për arsye disiplinore. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori