City, rinovim faranoik për David Silva-n
Pëlqej
Mesfushori spanjoll i Manchester City-t, David Silva zgjat edhe për 5 sezone tl tjera kontratën me kampionët e Anglisë. Pas transferimit në Premier League në vitin 2010 nga Valencia, Silva ka preferuar të shtyjë edhe për shumë vite bashkëpunimin pasi në momentin që do të përfundojë kontrata e re, ai do të jetë 33 vjeç.

Në prononcimin e tij të publikuar në faqen zyrtare të klubit, Silva shprehet i lumtur që do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin bardhekaltër, duke theksuar se ky klub është shtëpia e dytë për të.

"Si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës ndihem i plotësuar dhe shumë mirë profesionalisht. Dua të vazhdoj të regjistroj suksese dhe të fitoj sa më shumë trofe", nënvizon fantazisti iberik.

Në vijim, Silva shton se gjatë viteve të fundit, skuadra ka arritur suksese të rëndësishme duke u kthyer në një nga fuqitë më të mëdha të Premier League. "Mora vendimin e duhur për të kaluar vitet e tjera të karrierës time këtu në “Etihad” pasi Manchester City dhe tifozët e tij më kanë mbështetur shumë", përfundon deklaratën e tij Silva.

Nga kontrata e re David Silva do të përfitojë 200 mijë sterlina në javë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori