City rrit ofertën për Shaqirin
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka nisur të bëjë gati ofertën për shërbimet e 20-vjeçarit kosovar, Xherdan Shaqiri. Tekniku italian është i gatshëm t'i ofrojë Baselit plot 12 milionë eurosh, dy milionë më shumë seç kërkon ekipi zviceran për kartonin e Shaqirit, siç raporton e përditshmja kosovare "Koha Ditore".

Mancini dëshiron të transferojë Shaqirin gjatë merkatos së dimrit në mënyrë që të evitojë konkurrencën e klubeve të tjera europiane që kërkojnë shërbimet e kosovarit por edhe për ta patur armë plus për realizimin e objektivave.

Gjatë këtij muaji pritet që Manchester City ti bëjë ofertë zyrtare Baselit për transferimin e lojtarit në Angli dhe përfundimin e marrëveshjes pa nisur zyrtarisht merkatoja dimërore. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori