City suspendon Touren
Kolo Toure
Rezultati pozitiv i një testi për një substancë të dyshimtë duket se do i kushtojë shtrenjtë futbollistit të Manchester Cityt, Kolo Toure. Si rezultat, City ia ka ndaluar çdo aktivitet me skuadrën.

Toure i cili kaloi te City në korrik të vitit 2009, dështoi në testin e Federatës Angleze (FA).

Në njoftimin për shtyp të klubit thuhet: “Manchester City konfirmon se Kolo Toure është testuar pozitivisht për një substancë të dyshimtë. Si rezultat i kësaj, ai është suspenduar nga të gjitha aktivitetet me klubin derisa të dëshmohet e kundërta në proceset e mëtutjeshme ligjore”. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori