City tenton të "blindojë" talentin e skuadrës, trefish pagë
Manchester City është duke përgatitur kontratë të re për yllin e skuadrës, Phil Foden, në të cilën mund t’i trefishohet paga.

Sipas Daily Star, marrëveshja është pranuar nga bordi dhe tani do t’i ofrohet mesfushorit.

Foden cilësohet ndër talentët më të mirë dhe është duke përmirësuar shumë nën urdhrat e Pep Guardiola-s.

Anglezi ka edhe shumë vite përpara, andaj "Qytetarët" synojnë ta mbajnë në "Etihad" për një kohë më të gjatë dhe të mos lejojnë top klubet e tjera të interesohen.

Pavarësisht që gjiganti anglez dëshiron të bëjë disa transferime në pozita të ndryshme, Fodel shihet si titullarë nën urdhrat e teknikut spanjoll.
Shtuar më 08/11/2020, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori