City, Villa për të "harruar" Champions-in
Manchester City po kërkon të bëjë një goditje në merkaton e dimrit në mënyrë që tifozët e tij të harrojnë zhgënjimin në Champions League. Me kërkesën e trajnerit Roberto Mancini, drejtuesit e klubit kampion në Premier League janë hedhur në sulm për një sulmues.

Në listën e gjatë të Mancinit, sipas asaj që raporton "Daily Express", është edhe David Villa, i cili te Barcelona luan gjithmonë dhe më pak por që nuk e ka harruar ende nuhajtjen para portës.

Pritet që Manchester City ti bëjë Barcelonës ofertën zyrtare që në fillimin e merkatos së janarit. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori