Clarence Seedorf, konferenca e lamtumirës (FOTO LAJM)

Clarence Seedorf lajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur dhe në të njëjtën kohë bëri të ditur se do të jetë trajneri i ri i Milanit. "Kam vendosur të lë futbollin. Do të jem trajneri i ri i Milanit", tha ish-futbollisti i kuqezinjve në një konferencë shtypi në Brazil.

Hollandezi 37-vjeçar, i cili ka luajtur me Botafogon pjesën e fundit të karrierës, do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin pasi ky i fundit u shkarkua pas humbjes ndaj Sasuolos 4-3.

Seedorf pritet ditën e enjte në Milano, por nuk përjashtohet mundësia që 37-vjeçari të jetë sot në "San Siro" për të parë ndeshjen Milan-Spezia, e vlefshme për Kupën e Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori