E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Clarence Seedorf nesër në "San Siro"
Clarence Seedorf përgatitet të zbarkojë në Milano. Futbollisti hollandez ka njoftuar një konferencë për shtyp në Brazil, në prezencën e presidentit të Botafogo, Mauricio Assumption dhe të agjentit të tij Deborah Martin, gjatë së cilës do të bëjë publik edhe largimin e tij nga klubi brazilian.

"Globoesporte" shpjegon se Seedorf do të zyrtarizojë vendimin e tij për të lënë Botafogon dhe për tu bërë tekniku i ri i Milanit.

Ndërsa sipas italianes "Repubblica", ish milanisti do të jetë nesër në tribunën Vip të "San Siro"-s për të ndjekur nga afër ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Italisë Milan-Spezia. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori