Claudio Ranieri: Fatkeqësisht kjo është situata, po bëjmë çdo gjë që mundemi
Roma edhe në drejtimin e trajnerit të ri me mjaft experience Claudio Ranieri nuk po arrin do të marë rezultate pozitive.

Në ndeshjen e sotme Roma u shkatarrua në "Olimpico" 1-4 nga Napoli, një humbje që bën Romën ta shohë veten pas Atalantës në tabelën e rënditjes.

NDESHJA – “Të them të drejtën po bëjmë gjithçka që mundemi. Pësuam golin e parë në tentativën e parë të kundërshtarit.

Arritëm të barazonim, por ende nuk jam i sigurt se si. Pas fillmit të pjesës së dytë, pësuam përsëri. Është shumë e vështirë ta ndihmosh ekipin. Të tjerët vrapojnë më shumë , luajnë më fort dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi."

MOMENTI – "Po mundohem që t’i rikthej sa më të fortë, por nuk është e lehtë. Zaniolo ishte në një formë të shkëlqyer, por pati probleme me stomakun të premten dhe nuk ishte në kondicionin e duhur për të startuar sot. Napoli ta vë shumë në vështirësi."

LOJTARËT – "Kur e sheh nga jasht i krijon disa ide. Më pas, nga brenda ëshët shumë herë më ndryshe, por do mundohem të rregulloj aq sa të mundem. Ekipi ka kualitet, por kur vuan shumë humbje nuk mund të rikthehesh si me magji. Kemi lojtarë si De Rosi, Manolas, Kolaro apo Xheko, të cilët nuk janë në 100% e tyre. Fatkeqësisht kjo është situata."

RIKTHIMI – "A pendohem që u riktheva te Roma? Kurrë! Nuk pendohem kurrë nesë shkoj te Roma kur ka nevoje." /albeu.com/


Shtuar më 31/03/2019, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori