Claudio Ranieri nuk jeton dot pa futboll, afër zyrtarizimit tek klubi portugez
Claudio Ranieri duket se nuk jeton dot pa futbollin. Trajneri i cili ka arritur suksese në skuadrat e që ka drejtuar tashmë do të vazhdojë aventurën e tij drejt Portugalisë.

Tekniku italian i cili arriti të fitojë Premier Leaguen me skuadrën e Leicester Cityt tashmë sipas asaj që bën me dije “TuttoSport” do të jetë trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës.

Gjithashtu thuhet se zyrtarizimi i trajnerit do të vijë menjëherë pas zgjedhjes së presidentit të ri të ekipit. Kujtojmë se sezonin e fundit trajneri ka qenë në krye të skuadrës franceze, Nantes.
Shtuar më 11/08/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori