Claudio Ranieri pranë stolit të Romës
Eusebio Di Francesco është shumë pranë shkarkimit nga stoli i Romës pas eleminimit nga Porto në Ligën e Kampioneve,shkruan Albeu.com.

Një sezon shumë i vështirë për Romën teksa dhe në kampionat janë jashtë zonës Champios duke mabjtur vendin e 5-stë tre pikë larg Interit që mban vendin e 4.

"Sky Sport", raporton së fundmi Roma ka vendosur t’i besojë stolin Claudio Ranierit i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Fulhami.

Gjithashtu Ranieri ka drejtuar më parë Romën për dy sezone nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Megjithatë edhe Roberto Donadoni është një tjetër emër, i cili shihet si pasuesi i Di Françeskos por orët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e stolit të Romës. / albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori