Clint Dempsey shpallet futbollist i vitit në SHBA
Sulmuesi Clint Dempsey, që luan në Angli tek Fulham, është zgjedhur si "Futbollisti Amerikan i Vitit 2011". Juria ishte e përbërë nga 202 gazetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

28-vjeçari Dempsey, me 375 pikë ka lënë pas portierin e Everton Tim Howard me 252 pikë dhe sulmuesin e Los Angeles Galaxy dhe njëkohësisht kapitenin e kombëtares amerikane, Landon Donovan me 191 pikë.

Llogaritjet u bënë në bazë të tre paraqitjeve që lojtarët kanë bërë këtë vit me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori