Çlirohen te Bylisi, ylli i skuadrës del negativ edhe në tamponin e tretë
"Po e nisim ditën me një Superlajm!

Eridon Qardaku ka kryer edhe tamponin e tretë, duke u konfirmuar negativ, e tashmë do t’i rikthehet jetës normale!"

Me këtë postim të parë të ditës së sotme në rrjetin social Facebook, klubi i Bylisit njofton se futbollisti 19-vjeçar është përfundimisht i pastër nga COVID-19 dhe mund të vijojë normalisht stërvitjen me ekipin.

Pozitiviteti i mesfushorit me tipare sulmuese vuri në diskutim edhe rifillimin e Superiores, pikërisht ndeshjen Bylis-Tirana, por fatmirësisht ai nuk kishte infektuar asnjë shok tjetër të skuadrës dhe tashmë edhe vetë është i shëruar.

Shtuar më 11/06/2020, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori