Çmenden mediat serbe, ja çfarë shkruajnë për tifozët anglezë që janë në Prishtinë
Serbinë vazhdon ta pengojë gjithçka e mirë që ndodh në vendet tjera, e sidomos në Kosovë.

Mediet atje nuk mund të pajtohen assesi që Kosova po përjetojë momente historike sidomos tash e dy ditë sa në Prishtinë po qëndron Kombëtarja angleze dhe tifozët anglezë.

Telegrafi.rs ka shkruar se tifozët anglezë e kanë “pushtuar” Prishtinën dhe vazhdimisht po këndojnë kundër Serbisë.

“Ata po këndojnë kundër Serbisë së bashku me shqiptarët”. shkruan telegrafi.rs, transmeton Zëri.info.

“Në njërin nga lokalet e shumta ku gjendet tifozët anglezë kanë kënduar këngën “Fuck Serbia”, këngë kjo që është përcjell edhe nga tifozët vendas”, vazhdon kjo medie e cila akuzon se ndaj kësaj situate duhet të reagojnë e gjithë Serbia.

Tifozët anglezë dhe ata shqiptarë janë parë bashkë rrugëve të Prishtinës dhe miqësisht kanë festuar para ndeshjes. Kjo situatë nuk po tingëllon aspak mirë tek shteti fqinjë.
Shtuar më 17/11/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori