Çmenden tifozët e Sportingut, sulmojnë dhe gjakosin lojtarët në stërvitje (FOTO LAJM)

Një çmenduri totale ka ndodhur në qendrën stërvitoreSportingut të Lisbonës, ku rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët">lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.

Të maskuar për të mos u njohur, ata kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia.

Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos, në javën e fundit të kampionatit, çka ka bërë që bardhejeshilët të mbeten jashtë Champions Leagues në edicionin e ardhshëm.

Shtuar më 16/05/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori