"Çmendet" Arsenal, 60 milionë për Cavanin
Pëlqej
Pas dëmtimit të Olivier Giroud, Arsenal rikthehet fuqishëm në merkato në kërkim të një sulmuesi. Bomberi francez do të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj gjë që mund të ndërlikojë sezonin e "Topçinjëve". Objektivi parësor është Edinson Cavani, për të cilin Arsene Wenger ka gati plot 60 milionë euro.

Por sipas asaj që shkruan "Daily Mail", përveç uruguajanit të PSG-së alternativa të tjera janë edhe Radamel Falcao dhe francezi Loic Remy që vlerësohet me rreth 10 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori