Çmendet Bayern, kjo është shifra që i kanë vendosur Lewandowskit
Bayern Munich i ka thënë klubeve që kërkojnë të nënshkruajnë me Robert Lewandowski këtë verë se sulmuesi polak nuk do të jetë i lirë.

Ish sulmuesi i Dortmundit thuhet se kërkon një sfidë të re pas disa sezoneve të suksesshme në Bundesligë dhe është gati të provojë cilësitë e tij në një vend tjetër. Ai kohët e fundit emëroi super-agjentin Pini Zahavi për të provuar dhe ndërmjetësuar një marrëveshje larg nga Allianz Arena.

Skuadrat si Chelsea, Manchester United, PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për 29-vjeçarin.

Sipas gazetës gjermane BILD, Bayern kërkon vetëm 175 milionë paund (200 milion) për polakun në një përpjekje për të penguar klubet e tjera që të heqin dorë për të.

Kjo do ta bënte lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori