E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
"Çmendet" Beckham, tenton të transferojë Sergio Ramos te Inter Miami?
Kontrata e Sergio Ramos me Real Madridin skadon në verën e ardhshme, dhe Real Madrid do të përpiqet ta bind atë për të qëndruar.

Sipas informacioneve të fundit, Reali i ka ofruar atij një kontratë një vjeçare, ndërsa Ramos kërkon kontratë dy vjeçare. Mediet në Spanjë thonë ekziston dëshira te të dy palët për një marrëveshje, por nuk është e pamundur që Ramos të largohet.

Nëse Ramos nuk arrin një marrëveshje me Real Madridin ai mund të përfundojë te Inter Miami i David Beckham, shkruan AS.

Nëse veç ndodh kjo, ai do të ishte një yll tjetër që i bashkohet Inter Miamit pas Gonzalo Higuanit dhe Blaise Matuidit./
Shtuar më 07/11/2020, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori