"Çmendet" Guardiola, 47 milionë për Suarez
Ardhja e Pep Guardiolas në drejtimin e pankinës së Bayern Munchen po nxeh të gjithë merkaton europiane. Sipas "Sunday People", një prej shumë dëshirave të ish trajnerit të Barcelonës është edhe sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez.

Për bomberin uruguajan, Liverpool pritet të marrë një ofertë të majme prej 47 milionë euro, shifër kjo që nuk mund të refuzohet nga klubi i "Anfield Road".

Ditë më parë u përfol se Guardiola do te Bayern edhe emra të tjerë të njohur si: Neymar, Villa, Pedro apo Alcantara. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori